Njoftim për zgjedhjen e sportistëve të vitit në Drenas

Njoftohen klubet se Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport edhe këtë vit do të zgjedhë më të mirët në lëminë e sportit:

1. Sportisti/ja i/e vitit,
2. Sportisti/ja më me perspektivë,
3. Klubi i vitit,
4. Trajneri/ja i/e vitit,
5. Veterani/ja i/e klubit,
6. Referi/ja i/e vitit,
7. Punëtori/ja sportiv/e i/e vitit
8. Mësimdhënësi/ja i/e kulturës fizike i/e vitit
9. Nxënësi/ja sportist/e i/e vitit,
10. Sponsori/ja- Donatori/ja i/e klubit,

Sipas njoftimit klubi duhet për të gjithë të propozuarit të bëjë shkresë për të arriturat gjatë vitit kalendarik 2021.

Shkresa duhet të dërgohet e nënshkruar dhe e vulosur nga zyrtari përgjegjës i klubit dhe përmes protokollit në DKRS deri me datën 14.12.2021.

Përshëndetje sportive!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë