Kërcënohet një burrë në Skenderaj për shkak të pronës

Përveç dhimbjes shpirtërore të pashlyeshme që ka lënë lufta në Kosovë, si pasojë e saj shumë, për të mos thënë 90% e çështjeve pronësore kanë mbetur të pazgjidhura, çka edhe shpeshherë ka shkaktuar mosmarrëveshje të mëdha ndërmjet qytetarëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se dje në rrugën 28 Nëntori në Skenderaj, një person është ankuar se është kanosur me armë nga një person tjetër, ku sipas tij kjo kanosje ka ndodhur për shkak të një kontesti pronësor.

Lidhur me këtë rast gjyqtari i procedurës paraprake ka lëshuar urdhër për kontrollimin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse në shtëpinë e të dyshuarit, mirëpo siç kanë bërë të ditur burimet e Gazetës Sinjali brenda Policisë, aty nuk është gjetur diçka e dyshimtë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë