Nipi i Jakup Krasniqit rrëfen për aksionin e EULEX në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit

Dardan Krasniqi, nipi i ish-kryeparlamentarit të Kosovës Jakup Krasniqi, ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive për gazetaren Matilda Mcini dhe Ora News, momentin kur forcat e EULEX mësynë në familjen e tyre.

Sipas tij, mënyra e bastisjes ishte e pajustifikueshme, ndërsa u shpreh se Krasniqi ka qenë gjithmonë në shërbim të drejtësisë.

Dardan KrasniqiIshte, jo vetëm për ne si familje, por edhe asaj që kemi parë në opinionin, ka qenë një moment i papritur për të gjithë njerëzit., të cilët kanë patur mundësinë ta njohin Jakup Krasniqin në aspektin personal por edhe ata që e kanë njohur Jakup Krasniqin në jetën politike, tash e 40 vite. Mënyra e arrestimit të tij atë ditë, ai brutalitet i shfaqur gjatë arrestimit nuk i ka bërë nder as misionit, në këtë rast policisë së EULEX. Në shërbim të drejtësisë kemi qenë të gjithë, me theks të veçantë ka qenë Jakup Krasniqi. Krej jeta e tij lidhet me shërbimin në drejtësi dhe mirëqënien e njerëzve që jetojnë në këtë vend.

Jakup Krasniqi asnjëherë nuk ka dhënë një shembull minimal që i shmanget drejtësisë dhe këto kanë qenë për ne fakte të mjaftueshme që thirrja për në dhomat e specializuara apo gjykatë mund të kishte qenë në një formë krejt ndryshe. Jo të vihej dhe të bëhej një arrestim i tillë i një profili që shquhet për urtësi, nivel intelektual dhe në shërbim të drejtësisë.

Matilda Mcini: Për çfarë u bë bastisja? Çfarë kërkonin forcat e EULEX?

Dardan Krasniqi: Ne nuk e dimë saktësisht qëllimin e bastisjes në atë mënyrë. Nuk e dimë saktësisht se çfarë kërkonin përderisa kjo do të jetë subjekt i hetimit në proces atje dhe me kalimin e kohës kanë për tu bërë të ditura arsyet e bastisjes në atë mënyrë.

Për aq sa dimë ne kanë marrë disa materiale që kanë gjetur aty, kryesisht libra, shkresa sepse ju e dini që Jakup Krasniqi është edhe njeri i letrave, merret me botime, ka bërë disa libra, ka bërë analiza, është edhe historian dhe ka dorëshkrime të shumta me këtë fushë.

Matilda MciniA është lejuar të ketë komunikim me familjen?

Dardan Krasniqi: Ne të tjerët nuk kemi patur kontakt. As me telefon. Vetëm familja e ngushtë, gruaja dhe fëmijët. Edhe kjo vetëm për disa momente.

Jakup Krasniqi, së bashku me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin ndodhen në bankën e të akuzuarve në Hagë të akuzuar për krime lufte dhe kundër njerëzimit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë