Sot fillon kërkimi masiv për 26-vjeçaren nga Skenderaj

Sot do të nisë një aksion për kërkimin e 26-vjeçares nga Skenderaj, Egzona Ferati, e cila është raportuar e zhdukur që nga data 19 tetor, raporton Express

Janë bërë gjashtë ditë prej kur Egzona Ferati nuuk ndodhet në shtëpi.

Familja e saj e ka lajmëruar të zhdukur, ndërkaq tani janë mobilizuar edhe vullnetarë për gjetjen e saj.

Aksioni i sotëm është paralajmëruar edhe nga kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një postimi në Facebook.

“Qytetarë të vullnetit të mirë kanë organizuar kërkim masiv për gjetjen e saj, andaj kërkoj nga të gjithë ata që kanë mundësi, t’i bashkëngjiten këtij kërkimi”, ka shkruar Jashari./GazetaExpress

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë