Varroset 19 vjeçari që u ther me thikë dje

Varrimi i 19 vjeçarit që u therr me thikë dje në Gjilan, është bërë sot në varrezat e qytetit të Gjilanit.

Në lidhje me vdekjen e tij, nuk ka ende ndonjë të arrestuar.

“Me datë 23.10.2020 rreth orës 00:06, stacioni policor në Gjilan kanë marr një informate se ne rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan është një person i lënduar dyshohet me mjete te mprehtë. Patrullat policore ju kanë përgjigjur informatës ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën E. S. (2001) .

“Në vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i shtetit , njësitet e hetimeve dhe forenzika rajonale. Rreth orës 01;55 nga QKUK jemi njoftuar se viktima i dërguar nga Gjilani ne Prishtine kishte ndërruar jete . Me urdhër te prokurorit të shtetit trupi i pa jete dërgohet në IML. Për momentin askush nuk është arrestuar. Policia e Kosovës po punon intenzivisht në zbardhjen e rastit”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë