Mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB)

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) ka mbajtur mbledhjen e pestë të rregullt apo të gjashtën me radhë për këtë për këtë vit. Mbledhjen e kryesoi nënkryetari i Komunës së Drenasit, Nazmi Hasi.

Të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e KKSB-së apo përfaqësuesit e tyre dhe përfaqësues nga LMT e KFOR-it Zviceran.

Pikat e rendit të ditës të cilat u diskutuan ishin:

Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së të mbajtur me 25.08.2020 (linku: https://kk.rks-gov.net/gllogoc/wp-content/uploads/sites/10/2020/08/Scan_070.pdf);
Njoftim për gjendjen epidemiologjike në Komunën e Drenasit;
Diskutim për sfidat dhe mbarëvajtjen e procesit arsimor.
Të ndryshme.

Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së të mbajtur më 25.08.2020 u miratua unanimisht, pa ndonjë vërejtje.

Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Nazmi Hasi, i informoi të pranishmit me situatën aktuale sa i përket të infektuarve dhe gjendjen e tyre shëndetësore, numrin e të infektuarve dhe të të shëruarve dhe u vlerësua se kjo situatë në komunën tonë po kalohet pa probleme të theksuara.

Për pikën e tretë, drejtori i Drejtorisë Komunale për Arsim, Muhamet Gjoka, paraqiti një përmbledhje të punëve të që DKA-ja në Drenas po kryen dhe po delegon për një menaxhim sa më të mirë të situatës. Masat përfshijnë inspektime dhe kontrolle për higjienën në ambientet shkollore që për qëllim kanë parandalues. Drejtori Gjoka theksoi se ka një bashkëpunim të mirë me IKSHP-në për testimin e mësimdhënësve dhe nxënësve të dyshuar për infektim të mundshëm me virusin COVID-19.

Nënkryetari Hasi njoftoi edhe për punën dhe përpjekjet për pasurimin e kabineteve me pajisje të nevojshme teknologjike që në rast se bëhet mësimi duhet të bëhet nga distanca, që mësimdhënësi të japë mësim nga kabineti në objektet shkollore.

Për pikën të ndryshme u diskutuan çështje që kanë të bëjnë me sigurinë e nxënësve në trafik dhe për çështje të tjera specifike të me interes për qytetarët e komunës sonë.

Procesverbali i takimit do të jetë në dispozicion gjatë javës së ardhshme në linkun:
https://kk.rks-gov.net/gllogoc/wp-content/uploads/sites/10/2020/10/Procesverbali-i-mbledhjes-se-KKSB-14.10.2020.pdf

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë