Kryetari Lladrovci pret në takim Zëvendësministren e Mbrojtjes Sadika Kofrc

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë me nënkryetarin Nazmi Hasi dhe Drejtorin e Arsimit, Muhamet Gjoka ka pritur në takim Zëvendësministren e Mbrojtjes se Kosovës, Sadika Kofrc.

Ky takim është realizuar në vazhdën e bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe Komunës së Drenasit, respektivisht përkrahjen në realizimin e disa projekteve për shkolla dhe për komunitetin.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar zëvendësministren Kofrc për mbështetjen në realizimin e projekteve për Drenasin, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit.

Në shenjë falënderimi për përkrahjen, Kryetari Lladrovci u dhuroi varse të punuara nga gratë e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë