Komuna e Drenasit shpall konkurs për ndarjen e 160 bursave për studentë, ja kriteret

Drejtoria për Arsim në Komunën e Drenasit, ka shpall konkurs për ndarjen e bursave për student të komunës së Drenasit, transmeton DrenicaOnline.

Komuna e Drenasit ndanë 160 bursa për studentët e kësaj komune që studiojnë në universitet publike të Kosovës në vitin akademik 2020/2021 në të gjitha fakultet apo drejtimet e studimit (megjithëse vetëm studentët e disa fakulteteve marrin pikë bonus).

Vetëm studentët e rregullt të nivelit Baçelor kanë të drejtë konkurrimi për fitimin e bursës komunale. 160 bursa do të ndahen për studentët e nivelit Baçelor.

Lartësia e bursës komunale për një student është 500 euro.

Në konkurs janë të sqaruara të gjitha kushtet dhe kriteret e përcaktuara./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë