Komuna e Drenasit pranon 60 komposterë në kuadër të projektit “Kompostimi shtëpiak në 6 komuna”

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë gjatë kësaj jave ka bërë pranim e 60 komposterëve në kuadër të projektit “Kompostimi shtëpiak në 6 komuna”, në koofinancim mes komunave dhe GIZ-SMS, Green Art Center.

Drejtoresha për Shërbime Publike dhe Emergjencë ka thënë se ky projekt me rëndësi do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Kompostimi shtëpiak është me rëndësi për qytetarët e Drenasit pasi ka për qëllim reduktimin e sasisë totale të mbetjeve që depozitohen në deponi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë