Ja nga cilat vende të Drenasit janë nëntë të infektuarit e sotëm me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 685 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 98 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali Gjakovë).

Sipas IKPSH-së, nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, nëntë raste janë nga Komuna e Drenasit.

Shtatë raste janë nga Korrotica e Epërme dhe dy nga Drenasi.

Sipas IKSHP-së, ka edhe një rast të ri në Skenderaj.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë