Aksident afër Skenderajt, katër persona marrin lëndime

Një aksident trafiku ka ndodhur të hënën rreth orës 17 e 40 minuta në fshatin Klinë e Epërme të Skenderajt.

Sipas policisë, në aksident trafiku kanë qenë të përfshira tri automjete të udhëtarëve me targa vendore si dhe me drejtues meshkuj kosovarë, transmeton DrenicaOnline.

Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mosmbajtjes së distancës.

Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime të lehta kanë pësuar katër pasagjerët të cilët pas tretmanit mjekësor lirohen për në shtëpi./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë