Andrra dhe Sinani do bëhen prindër për herë të dytë, zbulohet gjinia

Çifti shumë i dashur për publikun, Andrra dhe Sinan Hoxha do të bëhen prindër për herë të dytë.

Burime për “Abc News” kanë bërë të ditur se Andrra është në pritje të ëmbël.

Së shpejti Andrra do të sjellë në jetë fëmijën e dytë teksa është zbuluar edhe gjinia e tij.

Sinani dhe partnerja do të bëhen me djalë duke e bërë kështu Ansin me vëlla.

 

 

Nuk dihet ende në cilin muaj të shtatzënisë është Andrra dhe pritet që lajmi të konfirmohet nga vetë çifti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë