Komuna e Drenasit organizon debat publik

Në bazë të Nenit 68 pika 68.4 dhe Neni 12, pika 12.2(c) të Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale, Nenit 8 pika 1 të Rregullores Komunale për Transparencë, Nenit 15 të Statutit të Komunës së Drenasit, Komuna e Drenasit;

O R G A N I Z O N
Debat Publik

Për Propozim; Rregullore për Organizimin e Punës në Institucione Edukative-Arsimore në Komunën e Drenasit
Debati do të mbahet me dt; 18/02/2020(e marte) duke filluar nga ora 09;30 në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit.

Ndaj ftohen të gjithë të interesuarit, që të marrin pjesë në këtë debat publik për Rregullore për Organizimin e Punës në institucione Edukative-Arsimore në Komunën e Drenasit.

Në këtë debat publik, të thirrur nga Kryetari i Komunës, anëtarë të Komitetit për Politikë e Financa, Drejtoria Komunale e Arsimit dhe anëtarët e Komisionit për hartimin e Rregullores, të pranishmit do të kenë mundësin të japin sugjerimet e tyre në mënyrë që të kontribuojnë në hartimin e Rregullore për Organizimin e Punës në Institucione Edukative-Arsimore në Komunën e Drenasit.

Ju mirëpresim!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë