Fillon informimi i qytetarëve rreth mundësive për përfitimin e granteve

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me organizatën “Help” për mbështetjen financiare të 30 bizneseve, të martën zyrtarët e kësaj organizate se bashku me zyrtarët e Komunës së Drenasit kanë filluar informimin e qytetarëve rreth mundësisë së granteve përmes vendosjes së posterëve në qytet e në fshatra përreth.

Në kuadër të kësaj marrëveshje, do të organizohen takime informuese me qytetarët në kuadër të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në Kosovë” i cili do të realizohet në Komunën e Drenasit, ku së paku 30 mikro biznese do të përfitojnë grante në forme të pajisjeve.

Ky projekt financohet nga Medicor Foundation dhe bashkëfinancohet nga Komuna e Drenasit, ndërsa do të zbatohet nga organizata Help Kosovo. Të drejtën e aplikimit për vitin 2020 kanë të gjithë qytetarët nga Komuna e Drenasit.

Format për aplikim mund të merren gjatë takimeve informuese në komunë, apo të shkarkohen nëpërmjet ueb faqes në linkun: www.help-kosovo.org apo në ueb faqen zyrtare të komunës https://kk.rks-gov.net/gllogoc/.

Data e fundit për aplikim është 20 Mars 2020 e premte, ora 16:00 ndërsa aplikimi fillon zyrtarisht pas mbajtjes së takimeve informuese.

Takimet informuese në Drenas mbahen më 14.02.2020 ora 13:00 dhe 21.02.2020 ora 10:00 në sallën e Kuvendit Komunal.

Aplikacionet e plotësuara dhe dokumentet mbështetëse duhet të dorëzohen në kohë me postë në adresën: Help Kosove, Fahu postar Nr: 23; 10.000 Prishtinë Republika e Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë