Petrit Hajdari viziton QMF-në në Drenas, premton kushte më të mira

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari ka vizituar sot stafin e Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas, ku ka diskutuar rreth halleve që ata kanë, raporton DrenicaOnline.
Diplomati i shquar i Komunës së Drenasit, ka siguruar stafin që hallet e tyre do tua përcjellë institucioneve të vendit e do të insistoj së bashku në gjetjen e zgjidhjeve të kënaqshme.
Statusi i Hajdarit:
Në një takim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas, diskutuam për hallet e stafit. Mes halleve të tyre që do t’i adresojmë ishin mungesa e stafit e pamundësia për të mbuluar dy vende njëkohësisht, si në emergjencë ashtu edhe në klinikë.
Takimi i sotëm na jep obligimin që këto halle krejt të drejta t’ua përcjellim institucioneve të vendit e të insistojmë së bashku në gjetjen e zgjidhjeve të kënaqshme./DrenicaOnline/