Ramë Buja rikthehet në PDK

Në takimin e Degës së PDK-së në Lipjan ku mori pjesë edhe nënkryetari i partisë Enver Hoxhaj, është parë edhe një figurë tjetër e njohur.

Fjala është për ish deputetin Ramë Buja, i cili dy vjet më parë kishte dhënë dorëheqje nga ky subjekt, transmeton Klan Kosova.

“Takim i frytshëm mobilizues me ekipin e PDK-së në Lipjan dhe kryetarin Hyzer Rizani, ku qëndrova së bashku me Bajrush Xhemajlin dhe Ramë Bujën. Më gëzon jashtëzakonisht shumë fakti që në takimet me ekipet tona nëpër gjithë Kosovën shoh entuziazëm dhe gatishmëri për fitore të reja të PDK-së dhe të Kosovës. Kjo është fryma që i duhet vendit tonë për të ecur përpara”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë