Komuna e Drenasit organizon Akademi Përkujtimore për personat e pagjetur

Më rastin e shënimit të ditës ndërkombëtare për personat e pagjetur, Komuna e Drenasit më datën 29.08.2019 ( e enjte ) duke filluar nga ora 10:00 do të mbajë Akademi Përkujtimore për personat e pagjetur të Komunës së Drenasit.

Akademia Përkujtimore do të mbahet në Sallën e Kulturës në Drenas, ndaj ftohen të gjithë familjaret e personave të pagjetur të Komunës së Drenasit, familjar të dëshmorëve, martirëve, invalid e veteran të luftës së UÇK-së dhe qytetarë të marrin pjesë në këtë Akademi.

Ju mirëpresim!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë