Kryetari Lladrovci nënshkruan marrëveshje bashkëfinancimi me “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e 7 shtëpive për familjet ne nevojë

Kryetari Lladrovci nënshkruan marrëveshje bashkëfinancimi me “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e 7 shtëpive për familjet ne nevojë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të hënën ka nënshkruar marrëveshje të bashkëfinancimit me organizatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, përkatësisht me Hoxhë Halil Kastratin, për ndërtimin e shtatë (7) shtëpive për familjet në nevojë të Komunës së Drenasit.

Sipas kësaj marrëveshje të bashkëfinancimit, Komuna obligohet që për secilën shtëpi të participojë në vlerën prej 5 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër mbetet nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” përmes donatorëve.

Ndërtimi i shtëpive për familjet ne nevojë do të filloj gjatë kësaj jave dhe do të përfundojnë gjatë këtij viti.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, ka falënderuar Hoxhë Halil Kastratin, shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe gjithë donatorët për t’i ndihmuar familjet që kanë nevojë për ndërtimin e shtëpive dhe është zotuar se do t’i përbush të gjitha detyrimet që dalin nga kjo marrëveshje e bashkëfinancimit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë