Thirret mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për të diskutuar çështje të ndryshme me interes që bien në fushëveprimin e KKSB-së.

Pikat e rendit të ditës janë:

1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së të mbajtur
më 15.07.2019;
2. Përgatitjet nga DKA dhe Stacioni Policor për parandalim të
dukurive negative për vitin akademik 2019/2020;
3. Raportim për aktivitetet gjatë “Muajit të Mërgatës”;
4. Të ndryshme.

Mbledhja e KKSB-së do të mbahet më datën 29.08.2019 duke filluar nga ora 14:00 në sallën e mbledhjeve të Bordit të Drejtorëve.

Ftohen të gjithë anëtarët e KKSB-së të marrin pjesë për të diskutuar këto çështje.

https://kk.rks-gov.net/gllogoc/news/thirret-mbledhja-e-rregullt-e-keshillit-komunal-per-siguri-ne-bashkesi-kksb-ne-drenas-3/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë