Si e komentoni: Falja e Bajramit u bë me veshje kombëtare në Drenas

Dje myslimanët në tërë botën festuan Kurban Bajramin. Manifestimi qendror kushtuar kësaj feste për Kosovë u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ndërsa në Drenas falja e Kurban Bajramit ishte e veçantë.

Në xhaminë në lagjen Feronikeli, Hoxha Osman Musliu ka bërë faljen e bajramit me veshjen kombëtare, e cila u mirëprit nga besimtarët.

Loading...
Loading...

Para xhematit Osmani tregoi se ka zgjedhur këtë veshje sepse edhe “baballarët tanë kanë perdorur këtë veshje duke treguar besnikëri dhe sinqeritet dhe se kjo veshje është e shqiptarëve dhe duhet respektuar “.

Falja e Kurban Bajramit u bë nga shumë njerëz brenda dhe jashtë xhamisë, duke uruar për paqe, sinqeritet dhe sa më shumë dashuri.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë