Digjet vetura në rrugën Prishtinë-Drenas

Një veturë është djegur në rrethana ende të panjohura në rrugën Prishtinë-Drenas.

Rasti ka ndodhur në orët e pasdites te fshati Korroticë i Komunës së Drenasit.

Njësitë e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe për momentin nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndryshe, ky nuk është rasti i parë që ndodh djegia e veturave në rrugët e Kosovës, ku disa ditë më herët ndodhi po një djegie tjetër e një veture në magjistralen Prishtinë-Pejë, ku nuk u raportua për të lënduar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë