Bëhen homazhe dhe përkujtohet 21-vjetori i rënies së heroit të kombit Bedri Shala

Sot në ditën e 21-vjetorit të rënies heroike të Bedri Shalës, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, asambleistë e familjarë të Heroit bënë homazhe në përkujtim dhe nderim të jetës e veprës së tij heroike.

Me këtë rast, ata kanë vendosur buqeta me lule tek Memoriali i cili gjendet në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë dhe pranë shtatores së Heroit në sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Drenas si dhe kanë nderuar me një minutë heshtje.

Bedri Shala ra heroikisht më 10 gusht 1998 gjatë luftimeve në mbrojtje të Junikut bashkë me Bekim Berishën-Abeja si dhe bashkëluftëtarët, Elton Zherka e Përmet Vula.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë