Limaj: Nuk bëjmë koalicion me PDK-në, partisë së parë i takon kryeministri

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se partisë së parë i takon posti i kryeministrit.

Ai ka thënë se është koha që tri partitë e mëdha të shkojnë vet në zgjedhje. Limaj ka hedhur poshtë mundësinë që Nisma të bëjë koalicion parazgjedhor me PDK-në.

“Qëndrimi ynë, i jemi dhe i Jakup Krasniqit është i njëjtë. Nuk bëjmë koalicion me PDK-në”, ka thënë Limaj. Më tutje, ai ka thënë se Nisma nuk bëhet pjesë e asnjë qeverie pa shkuar në zgjedhje, sepse vlerëson se kjo është në kundërshtim me interesat e venit.

Duke folur për raportet me AAK-në, Limaj ka thënë se ai ka rrezikuar partinë duke e mbështetur Haradinajn për kryeministër si kandidat i PAN-it. “Kur jemi fut në PAN ka pas rrezikë që me mbet me dy deputetë. Ne e kemi marrë këtë vendim veç me i qendru besnik.”, ka shtuar Limaj.

Sa i përket raportimeve për përplasje për Malishevën, Limaj ka thënë se ai nuk shkon në Deçan më i thirre njerëzit me ju premtu lloj-lloj gjerash. Duhet ruhet korrektësia e partnerit.

“Nuk mund të jesh partnerë duke i luftuar njerëzit. Njerëzit e këtij vendi janë të lirë dhe zgjedhin vet”, ka shtuar Limaj.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë