Aksident në Vragoli, godet këmbësorin dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident në Prishtinë, më saktësisht në fshatin Vragoli.

Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin, ku këta të fundit e kanë konfirmuar duke thënë se rreth orës 21:00 ka ndodhur aksidenti, ku vetura ka goditur një këmbësor dhe pastaj është larguar.

“Rreth orës 21:00 në fshatin Vragoli ka ndodhur një aksident ku një këmbësor është goditur nga një veturë, vetura është larguar nga vend- ngjarja, policia është duke u marrë me rastin” ka thënë zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë