Kryetari Lladrovci nënshkruan gjashtë marrëveshje bashkëpunimi për bursa studentore

 

Në takime të ndara, sot kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka nënshkruar gjashtë marrëveshje bashkëpunimi për bursa studentore dhe me këto nënshkrime edhe u përmbyll lista pritëse për bursa studentore.

Më këtë rast Labinot Halilaj – kryesues i Kuvendit Komunal të Drenasit nënshkroi për dy bursa, ndërsa Hamit Kastrati – anëtar i KK dhe përfaqësues i firmës transportuese “Geci Trans”, drejtoreshat Lumnije Gjoshi-Krapi, Flutura Avdiu, Anita Dvorani si dhe Besart Morina nënshkruan për nga një bursë.

Kujtojmë se Komuna e Drenasit për vitin akademik 2018/2019, nga buxheti ka ndarë 140 bursa për studentët e nivelit Bachelor dhe 20 për nivelin Master, ndërsa pjesa tjetër përmes u sigurua përmes donatorëve vullnetmirë e dashamirë të shkollimit në Komunën e Drenasit. Numri i përgjithshëm i përfituesve të bursave është 227 studentë.

Kontratat me studentët përfitues do të nënshkruhen të hënën.

Më këtë rast Kryetari falënderon të gjithë donatorët të cilën e përkrahën idenë dhe mundësuan që secili student i Komunës sonë që i ka plotësuar kushtet të marrë bursë, ndërsa studentëve u uron suksese në studime.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë