Kryetari Lladrovci nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për një bursë komunale studentore

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë “Doni Term” me pronar Gafur Jasharin për financimin e një burse komunale për një student të Komunës së Drenasit për vitin akademik 2018-2019.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar donatorin Gafurr Jashari për ndihmën e ofruar duke thënë se kjo bursë jo vetëm që ndihmon një student në aspektin financiar po edhe stimulon studentin përfitues drejt përfundimit të studimeve.

Kompania “Doni Term” me pronar Gafur Jasharin do të ndajë bursën për studentin e radhës nga lista pritëse e përfituesve sipas konkursit të shpallur me datën 05.10.2018, listë nga e cila kanë mbetur edhe 7 studentë pa marrë bursë.

Me këtë rast Komuna e Drenasit shfrytezon rastin t’i falënderojë të gjithë donatorët e deritanishëm.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë