Kryetari Lladrovci pret Jeffrey Singfiel

Jeffrey Singfiel nga Christian & Missionary Alliance sot i bëri një vizitë falënderuese kryetarit Lladrovci.

Me këtë rast z. Singfiel e falënderoi kryetarin Lladrovci për bashkëpunimin e ofruar nga Komuna e Drenasit për shfrytëzimin pa pagesë të Palestrës Sportive në Drenas për kampin veror të basketbollit i cili u organizua nga Basketball Training Academy (IBTA) dhe Christian & Missionary Alliance nga data 1 deri më 5 korrik 2019.

Kryetari Lladrovci gjithashtu e falënderoi z. Singfiel për organizimin e kësaj ngjarje të mirëpritur nga të rinjtë e të rejat e Drenasit, dhe tha se Komuna e Drenasit, brenda mundësive dhe kapaciteteve që ka, gjithmonë mirëpret dhe përkrahë aktivitete të tilla të cilat bëjnë të mundur që të kemi një rini të shëndoshë, në formë, me disiplinë dhe guxim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë