OVL e UÇK-së: Nuk e dimë a i ka intervistuar Specialja Thaçin e Veselin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se nga Gjykata Speciale është intervistuar edhe dyshja e udhëheqësve të vendit, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe presidenti Hashim Thaçi. Por këto deklarata të tij janë demantuar nga kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati. Ai ka thënë se sikur të ishte në vendin e Thaçit ose Veselit do ta padiste Sveçlën për shpifje.

“Kadri Veseli u intervistua nga Gjykata Speciale në Frankfurt si dhe preisdenti Hashim Thaçi po ashtu iu nënshtrua intervistimit dy herë nga Dhomat e Posaçme”. Kështu ka deklaruar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, mbrëmë gjatë një interviste, Xhelal Sfeçla.

Por këto deklarata të tij janë demantuar nga ana e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati. Në fakt, ai ka thënë se organizata që ai drejton asnjëherë nuk është njoftuar se kreu i parlamentit e presidenti janë intervistuar nga ana e Gjykatës Speciale. Pavarësisht se thotë që nuk janë në dijeni për këto intervistime, Gucati thotë se Sveçla duhet paditur.

“Nuk jemi të informuar ne për këtë punë. Asnjëri nuk është intervistuar asnjëherë nga Specialja. Sikur të isha në vendin e Thaçit ose Veselit do të ngitja padi për shpifje”, ka deklaruar për Express, kreu i OVL-UÇK-së,

E gjatë ditës së sotme (24 korrik), intervistimin nga ana e zyrtarëve të Dhomave të Posaçme të Gjykatës Speciale e kanë përfunduar kryeministri në largim, Ramush Haradinaj si dhe Jakup Krasniqi. Haradinaj pas daljes nga objekti i Gjykatës ka deklaruar se është mbrojtur në heshtje.

Ndërkohë pas ftesës në adresë të Ramush Haradinajt, Jakup Krasniqit, Bislim Zyrapit e Sokol Bashotës, të premten Specialja do të trokasë edhe në dyert e së paku 10 ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bashkë me këto ftesa, numri i ushtarëve e eprorëve të UÇK-së që do të intervistohen nga Gjykata Speciale do të shkojë në rreth 80./Express/

Më shumë