Njoftim i rëndësishëm për mësimdhënësit e viteve ’90-ta

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka njoftuar për mënyrën e aplikimit për pensionistët e arsimit të viteve 1990 – 1999.

Përmes një njoftimi për medie, MPMS-ja ka bërë të ditur edhe procedurat e aplikimit dhe dokumentet e nevojshme që duhen për aplikim.

Loading...
Loading...

Sipas kësaj Ministrie, kërkesat për përfitimin e pensionit mësimdhënësit e viteve të ’90-ta mund t’i paraqesin nga 15 gushti deri më 31 nëntor të këtij viti.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale pa ndërhyrje:

Njoftohen të gjithë ish-punëtorët e arsimit shqip të Republikës së Kosovës që kanë punuar për periudhën 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, se nga data 15.08.2019 MPMS  fillon zbatimin e  Ligjit Nr.06/L-073 për Statusin e Punëtorëve të Arsimit Shqip të Republikës së Kosovës, andaj me qëllim të realizimit të kësaj të drejte, njoftoheni se kërkesat për kompensim shtesë mund të dorëzohen  në zyrat më të afërta të pensioneve.

Personat që paraqesin kërkesat prej datës 15.08.2019 deri më 31.11.2019, aq sa është i hapur afati, do ta realizojnë  të drejtën për kompensimin  në mënyrë  retroaktive, që nënkupton nga data e hyrjes në fuqi të ligjit Nr.06/L-073 për Statusin e Punëtorëve të Arsimit Shqip të Republikës së Kosovës, (prill 2019).

 Kërkesës duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente:

Kopja e lejes së njoftimit të Republikës së Kosovës;

Ekstrakti i lindjes;

Ekstraktin e kurorëzimit (për pension familjar);

Faturën e tatimit në pronë;

Vërtetimin nga Drejtorati Komunal i Arsimit, apo Rektorati për periudhën e shërbimit në sistemin e arsimit shqip të Republikës së Kosovës;

Kopjen e vendimit për përfituesit e pensionit bazë, përkatësisht kontributiv.

MPMS u bënë apel të gjithë ish-punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, që t’u përmbahen afateve për parashtrim të kërkesës, derisa formularin dhe udhëzimet e nevojshme mund të merren  në të gjitha Zyrat  e  Pensioneve.

Mos parashtrimi i kërkesës, përkatësisht mos respektimi i afateve për parashtrim të kërkesës, mbartë  pas  vetes  pasojat e mos pagesës së retroaktivitetit të pensionit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë