Jakup Krasniqi: E kryem detyrën dhe obligimet sipas ligjit

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, njëherit Kryetar i Këshillit Kombëtar të Nisma Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se ka kryer obligimin ligjor duke iu përgjigjur ftesës së Speciales.

Krasniqi nuk ka dashur të flasë më shumë para mediave, duke theksuar se respekton ftesën që i është bërë.

“Ne e krym një obligim që e kemi pasur ligjor, besoj që e krym detyrën dhe obligimet që i kemi konfom ligjeve që janë në fuqi”, deklaroi shkurt ai.

Krasniqi në Hagë ka shkuar bashkë me bashkëpartiakun e tij, Bilall Sherifin./Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë