U dërgoi prindërve foto nga pushimet me të dashurin, turpërohet 22-vjeçarja
Kur vjen puna tek marrëdhëniet fëmijë-prindër, një temë specifike do mbetet kryesisht ‘tabu’, marrëdhëniet seksuale.
Një 22-vjeçare kaloi një siklet të vogël kur u dërgoi prindërve të saj një foto në WhatsApp, por i kishte shpëtuar një detaj i vogël.
Kelsey Poole kishte shkuar në Antalya, Turqi më të dashurin e saj 23-vjeçar Elliot. Në një moment, ndërkohë që fliste me të ëmën për të rejat e tyre nga pushimet, ajo i dërgoi edhe një foto.
Por, në foton, që ishte një selfie nga pasqyra, dukej gjithashtu një shishe lubrifikanti. Për fatin e saj të keq, nëna ia tregoi babait dhe ishte pikërisht ai që e vuri re produktin të foto.