Lladrovci: Ne e merituam fitoren, por topi është i rrumbullakët!

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci pas përfundimit të ndeshjes ku Feronikeli barazoi, tha se ekipi dëshmoi që është kampion në Prishtinë.
Megjithatë, Lladrovci thotë se Feronikeli meritoi fitore, por se “topi është i rrumbullakët”.
“Ne treguam që dimë e mundemi ma shumë. Ne e merituam fitoren por topi është i rrumbullakët!
Ferronikeli do ta dëshmoj se është kampion në Prishtinë. Loja baraz, na shpëtoi fytyrën megjithatë.
Forca Ferronikeli. Forca futbollistë për betejën vendimtare”, ka shkruar Lladrovci.