Drenasi shënon ditën Olimpike më nxënësit e lindur në vitin e Pavarësisë

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ne bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe të gjitha shkollat fillore të Komunës së Drenasit, të hënën duke filluar nga ora 09:30 kanë shënuar ditën Olimpike ne sheshin”Fehmi Lladrovci” me nxënësit e lindur në vitin e Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë olimpiadë të vrapimit, kanë marrë pjesë 505 nxënës nga 25 shkolla të Komunës së Drenasit.

Të pranishmëve, i është drejtuar me fjalë përshëndetëse nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj, i cili ka uruar shënimin e kësaj dite me gjeneratën me të dashur e shumëpritur, atë të shpallje së Pavarësisë.

Në fund të kësaj olimpiade, janë ndarë çmimet për tri vendet e para për kategorinë e djemve dhe vajzave.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë