Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr.03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Labinot Halilaj, më datë 30.05.2019 (e enjte ) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës thërret;

Mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës

Mbledhja do të ketë për rend dite;

1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal të dt. 25.04.2019
2. Propozim vendim për ridestinim të mjeteve.
3. Propozim vendim për formimin e këshillit drejtues për NPL-SHA Stacioni i Autobusëve- Gllogoc.
4. Propozim vendim për transfer të mjeteve nga kategoria për mallra dhe shërbime në shpenzime kapitale.
5. Propozim vendim për plotësim/ndryshimin e komisionit ndryshimin e Stemës dhe Vulës së Komunës së Drenasit
6. Të ndryshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë