Sejdi Hoxha flet për fitore, nuk ofron dorëheqje nga Kryeshefi i Postës

Sejdi Hoxha dje është bërë kryetar i degës së PDK-së në Drenas. Në profilin e tij në Facebook, sot ka folur për fitore.

Pasi është bërë kryetar ai nuk ka ofruar dorëheqje nga posti i kryeshefit të Postës. Megjithatë ka theksuar se PDK do të vazhdojë me fitore në bastionin e saj, në Drenas.

“Ndihem vërtetë krenar qe vlerësuat vizionin tim politik. Ju premtoj te gjithëve se do te punoj me përkushtim te madh, përgjegjësi, nder dhe profesionalizëm.

Se bashku do të vazhdojmë traditën e fitoreve te PDK-se ne Drenas, ne bastionin e pathyeshëm te PDK-së”, ka shkruar ai, transmeton Gazeta Express.

Ka falënderuar të gjithë për urimet.

“Ju falënderoj përzemërsisht te gjithë juve qe dje ne Kuvendin zgjedhor me dhatë besimin tuaj qe unë te udhëheq Degën e PDK-se ne Drenas.

E ritheksoj edhe sot qe ne këto zgjedhje nuk ka fitues dhe humbës, ne këto zgjedhje ka fituar koncepti i ri politik Dekada e Re, ka fituar Partia Demokratike e Kosovës.

Falënderoi miqtë e mi te cilët me kanë dërguar shume mesazhe urimi nga te gjitha trojet shqiptare”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë