Mbahet Akademia Përkujtimore kushtuar 29 dëshmorëve të Komunës sonë

Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot u mbajt Akademia Përkujtimore për të shprehur nderimin dhe respektin për 29 dëshmorët e komunës së Drenasit, më konkretisht për dëshmorët (sipas rendit alfabetik) : Afrim Halim Thaçi, Asllan Zymer Fazliu, Bajram Miftar Kiqina, Bedri Musli Demaku, Bekim Beqir Delija, Bekim Halit Krasniqi, Bekim Xhemajl Hysenaj, Daut Zenun Halilaj, Elmi Murat Lestrani, Emin Kadri Krasniqi, Fatime Xhemajl Bazaj, Fazli Halil Krasniqi, Dr. Hafir Isuf Shala, Halit Sokol Qallapeku, Hamdi Hajzer Qallapeku, Hasan Sylë Hasani, Ismail Mustafë Thaçi, Mehmet Feriz Halilaj, Mehmet Sylë Qallapeku, Milazim Hasan Kiqina, Mujë Bahtir Qallapeku, Musli Kadri Krasniqi, Nuredin Abedin Munishi, Osman Xhemë Gjokaj, Rrahim Islam Bajraktari, Shaqir Rashit Franca, Smajl Xhemajl Bazaj, Xhevat Haxhi Demaku, Ymer Sadik Shala, të rënë në mes datave 01.03.1998/99 deri më 10.04.1998/99.
Të pranishëm në Akademi ishin familjarë të të rënëve, të përfaqësuesve të shoqatave të luftës së UÇK-së dhe qytetarë të tjerë.
Në fjalën e tij, nënkryetari Sylaj tha: “ Me këtë Akademi përkujtimore, duam të përkujtojmë, 29 dëshmorët e komunës tonë, që dhanë jetën për liri, gjatë marsit deri më 12 prill si dhe 116 viktimat civile dhe personat e zhdukur. Në këtë mënyrë ne përkujtojmë kontributin e secilit dëshmor dhe secilës familje, duke shprehur respektin e përjetshëm për dëshmorët tanë, të cilët janë themeli i lirisë tonë, janë drita e shtetit tonë, të cilin po e ndërtojmë dhe fuqizojmë çdo ditë e më shumë, me tërë mundësitë që kemi”.
Gjithashtu, të pranishmit u njoftuan se me datën 18 prill do të organizohet Akademi Përkujtimore me rastin e rënies së 25 dëshmorëve nga data 13 deri me 19 prill, si dhe me 30 prill do të organizohet Akademi Përkujtimore kushtuar Komandantit Ilaz Kodra, 40 dëshmorëve dhe 278 viktimave civile në fshatin Vërboc, Shtuticë, Polluzhë, Tërstenik, Gllobar, Çikatovë e Vjetër dhe fshatrave përreth.
Fjalë rasti mbajtën edhe Shqipe Zogu, drejtoreshë e Drejtoratit për Kulturë Rini dhe Sport, si dhe Enver Hajdari, përfaqësues i shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së në Drenas.