Lladrovci: Mësues të dashur, urime Dita e mësuesit!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar ditën e mësuesit. Ai ka përgëzuar të gjithë arsimdashësit për punën e përkushtuar për zënien e dijes, arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja, për të tashmen dhe të ardhmen tonë, duke u bërë pjesë e shteteve dhe kombeve të arsimuara.

Postimi i Lladrovcit:

Në Ditën e mësuesit, kujtoj me nderim të thellë veprimtarinë e mësuesve tanë patriotë, mësuesit tanë të mirë me vizion çlirimtar, mësuesit tanë të sakrificës për atdhe, ndër shekuj.

Në këtë ditë, me respekt kujtoj mësuesen, heroinën Xhevë Krasniqi-Lladrovci, e cila misionin e mësuesit e shenjtëroi edhe me veprimtarinë patriotike në vijat e frontit.

Në këtë ditë të Mësuesit, përgëzoj të gjithë arsimdashësit për punën e përkushtuar për zënien e dijes, arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja, për të tashmen dhe të ardhmen tonë, duke u bërë pjesë e shteteve dhe kombeve të arsimuara.

Urime!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë