Policia aksion në Skenderaj, arreston një person për trafikim me njerëz

Policia e Kosovës, konkretisht njësia e antitrafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ) në Mitrovicë, me datën 17 janar 2019, ka realizuar një urdhërkontroll në dy lokacione të caktuara në rajonin e Mitrovicës, konkretisht në Skenderaj, me ç’rast janë evidentuar tre persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kryerje të veprave penale ‘trafikim me njerëz’, ‘shërbime seksuale të  viktimave të trafikimit’ dhe‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Personi i arrestuar lidhur me këtë rast:

  • R. L.                lindur me 1958                        m/sh/k

Gjatë kontrollit të kryer në trupin e të dyshuarit janë gjetur

  • 4 revole armë
  • 1 armë gjuetie
  • 28 fishekë të kalibrave të ndryshëm

I dyshuari i arrestuar pas intervistimit është ndaluar për 48 orë,  me vendim të prokurorit kompetent kujdestar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë