Ndodh edhe kjo në Kosovë: Treni nxjerr furgonin nga bora

Në fshatin Ujmir të Klinës ka ndodhur diçka e pazakontë.

Nga bora e madhe që ka rënë këto ditë në gjithë Kosovën, një furgon i tipit Mercedes ka mbetur i bllokuar.

E në shumë raste e kemi parë që për ta nxjerrë veturën nga bora, përdoret ndonjë veturë, apo ndonjë kompani që është për këtë punë.

Megjithatë, qytetarët e Ujmirit për ta nxjerrë veturën e bllokuar, kanë shfrytëzuar trenin.

Shikoni videon për më shumë:

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë