Deklarata e ish-ushtares së UÇK-së nga Drenica pasi ishte zënë rob nga ushtria serbe

Në dhjetor të vitit 1998, ushtria serbe kishe zënë robër nëntë ushtarë të UÇK-së. Në mesin e tyre ishte edhe Merita Ramadani nga fshati Likofc i Drenasit, e cila në atë kohë ishte vetëm 16-vjeçare.

Menjëherë pas lirimit, Merita ka rrëfyer për mediat e huaja se nuk e priste të dilte e gjallë nga duart e ushtrisë serbe, ajo për më tej ka treguar keqtrajtimin që i kanë bërë forcat serbe gjatë kohës sa ishte mbajtur robëreshë.

“Mund të them se për mua kjo është lindje e dytë, lirimi i djeshëm ka qenë diçka e papritur, nuk kam besuar se do të lirohem. Na kanë maltretuar në mënyrën më të poshtër, siç e kanë zakon të përdorin në gra e fëmijë, e në femra shqiptare”, kishte thënë Ramadani, pas lirimit, transmeton Magazina.al

Lirimi i Meritës dhe 8 ushtarëve tjerë të UÇK-së, ishte bërë duke përmbushur një marrëveshje sekrete nën të cilën UÇK-ja më pas kishte liruar 5 serbë të burgosur.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë