Vazhdon bojkoti i avokatëve, dy seanca dështojnë në Gjykatën e Drenasit

Ka vazhduar bojkoti i avokatëve, të cilët kanë munguar në seanca të ndryshme gjyqësore që ishin paraparë të mbaheshin të enjten.

Për shkak të mungesës së tyre, dy seanca gjyqësore nuk kanë arritur të mbahen në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Drenas.

Këto seanca që kanë dështuar të mbahen kanë qenë njëra nga Departamenti i Përgjithshëm, kurse tjetra në Divizionin Civil.

Këtë për “Betimi për Drejtësi”, e kanë konfirmuar gjykatësit Daut Behrami dhe Jeton Krasniqi, të cilët i kanë pasur në orar këto seanca.

Gjykatësi Behrami ka thënë se te ai ka dështuar një seancë, kurse gjykatësi Krasniqi ka deklaruar se vetëm një seancë ka dështuar të mbahet tek ai, për shkak të bojkotit të avokatëve.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Drenas nuk ka pasur seanca tjera të parapara për të enjten.

Ndryshe, Oda e Avokatëve të Kosovës, ka marr vendim për bojkotimin e të gjitha seancave në nivel vendi, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, me anë të të cilit avokatëve u kufizohet qasja në objektet e gjykatave, pa një leje paraprake.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë