Këto janë dy drejtoreshat e reja në Komunën e Drenasit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë ndryshime në kabinetin e tij qeverisës, duke emëruar dy drejtoresha në dikastere të rëndësishme, atë për zhvillim ekonomik si dhe për kulturë, rini dhe sport.

Një një postim të tij në Facebook, Lladrovci ndër tjerash ka thënë se në këtë mënyrë, po fuqizohet roli i gruas./DrenicaOnline

Postimi i plotë:

Nga sot, komuna e Drenasit, drejtoritë me shumicë i udhëheqin gratë, relacioni është 7 me 5, në favor të grave. Këto dy emërime, fuqizojnë kompetencën dhe gatishmërinë tonë në ekzekutiv për këto dy fusha.

Nga sot, znj. Egzona Jetullahi, Master në Shkencat Ekonomike, drejtoreshë në Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik dhe Shqipe Zogu, drejtoreshë në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Deputete e Kuvendit Komunal në Drenas për dy mandate, femra e dytë më e votuar në Drenas, janë përforcimet e reja të ekzekutivit tonë komunal.

Drenasi, me këto dy emërime, përforcon jo vetëm pushtetin lokal me femra si shembull për vendin dhe rajonin por edhe motivin e kuadrit të ri, të marrë përgjegjësi për zhvillimin e komunës së Drenasit.

Suksese drejtoresha dhe drejtorë, qoftë vit i sukseseve të reja për komunën dhe qytetarët tanë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë