Kryetari dhe nënkryetari i Klinës e kalojnë natën e vitit të ri me policët dhe punëtorët shëndetësorë
Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i shoqëruar edhe nga nënkryetari, Besim Hoti, e kanë nisur vitin e ri së bashku me ata të cilët kanë qenë në detyrë gjatë ndërrimit të moteve, shkruan AktivPress.
Elezaj ka thënë se përderisa të tjerët festojnë pranë familjeve të tyre, janë policët dhe personeli mjekësor, ata që kujdesen për shëndetin dhe sigurinë e të gjithëve.
“Vizitova Policinë e Kosovës, punëtorët shëndetësorë të cilët gjenden në orarin e kujdestarisë në QKMF “Nënë Tereza” dhe Njësinë e zjarrfikësve në Klinë.
I urova për vitin e ri 2019 dhe i falenderova për kryerjen e detyrave me përgjegjshmëri në këtë natë feste”, ka shkruar Elezaj në profilin e tij në Facebook./AktivPress/

