Festa pa asnjë incident në Drenas
Ndërrimi i moteve në Komunën e Drenasit ka kaluar pas asnjë incident, transmeton DrenicaOnline.
Policia e Kosovës ndonëse ishte në detyrë ajo nuk ka intervenuar në asnjë rast.
Qytetarët kanë festuar qetë dhe kujdesshëm ndërsa këtë një natë më parë e kishte kërkuar edhe kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Përveç mbrëmë as sonte deri tani nuk ka pasur ndonjë incident të raportuar në qytet dhe fshatra të Drenasit./DrenicaOnline/

