Ekipet e Feronikelit e mbyllin vitin 2018 me suksese të mëdha

Viti 2018 ka qenë vit i sukseseve për të gjitha klubet e Feronikelit. Po themi klubet për shkakun se pikërisht ky vit përbën lindjen dhe rritjen e shumë klubeve, të cilat po ngriten profesionalisht nën ombrellën e ‘Feronikelit’, përfshirë atë të futbollit të femrave, të basketbollit, të volejbollit të femrave, si dhe shkollën e futbollit të Feronikelit.
KF Feronikeli
Si klubi më i madh vazhdon të mbetet KF Feronikeli, i cili gjatë këtij viti ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm dhe një kthesë të madhe suksesi.
KF Feronikeli e ka mbyllur sezonin vjeshtor të IPKO Superligës së Kosovës si nënkampion vjeshtor, me gjithsej 39 pikë të grumbulluara nga 17 ndeshje, prej tyre, 12 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje. Në këtë sezon, KF Feronikeli ka shënuar 29 gola dhe ka pranuar 9 sosh.
Të arriturat e klubit tonë u vlerësuan edhe nga vetë Federata e Futbollit të Kosovës, e cila në ndarjen e Çmimit “Laureatët e Vitit 2018” vlerësoi disa persona nga klubi ynë.
Nga FFK, presidenti i klubit, Naser Ramaj u shpall “Punëtori Sportiv i vitit 2018”, për kontributin e tij të shquar për përmirësimin e nivelit të futbollit dhe sportit në Kosovë.
Yll Hoxha, Mendurim Hoti dhe Kastriot Rexha, janë tre lojtarët e KF Feronikelit, të cilët bëjnë pjesë në Fornmacionin e Vitit 2018. Ndërkaq, Rexha u vlerësua edhe si Golashënuesi më i mirë vitit 2018, me gjithsej 13 gola të shënuar, çmim që e ndau edhe me Alban Shillovën dhe Betim Haxhimusën.
Po ashtu, KF Feronikeli është duke u konsideruar nga kritikët e futbollit edhe si një ndër pretendentët kryesorë për titull në këtë stinor.
KFF Feronikeli
Për vitin 2018, KFF Feronikeli është vit i startimit dhe arriti me sukses të renditet në vendin e dytë në Ligën e Parë të Kosovës në futbollin e fenrave.
Për 12 xhiro, ekipi ka shënuar 10 fitore dhe vetëm 2 humbje, duke u bërë kështu nënkampion vjshtor, me 12 ndeshje të zhvilluara, 30 pikë të tubuara,77 gola të shënuar dhe 8 të pranuara.
Shkolla e Feronikelit
Fatosat e Feronikelit, pas një kampionati shumë interesant dhe në një konkurrencë shumë të madhe, arritën që nën udhëheqjen e Zeqir Hasit të shpallen kampion të Kosoves, dhe kështu, Fatosat arritën të bëhen ekipi i parë prej grupmoshave, që sollën titullin e kampionit të Kosovës në Drenas dhe në Drenicë, në përgjithësi.
Po ashtu, të njëjtit arritën suksese edhe në turnirin “Ulpiana Cup Albania”, duke u shpallur kampion në një turnir në të cilin pjesëmarrës ishin shkollat e futbollit nga të gjitha trevat shqiptare
Fatosat patën gjithsej 18 ndeshje, 16 fitore, 1 barazim dhe vetëm 1 humbje gjatë gjithë kampionatit.
Suksese patën edhe Pionierët e KF Feronikelit, të cilët udhëhoqën tabelën gjatë sezonit vjeshtor, ku edhe e mbyllën vitin si kampion vjeshtor në Grupin B, me 8 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, teksa janë edhe kandidat potencial për t’u shpallur kampion të Kosovës.
KB Feronikeli
KB Feronikeli është ekip i themeluar vetëm 3 muaj më parë, me ç’rast pas themelimit fituan edhe mundësinë që të garojnë në Ligën e Parë të basketbollit kosovar.
Edhe përkundër vështirësive të ndryshme me të cilat u përballën gjatë rrugës, megjithatë KB Feronikeli ia doli që sezonin vjeshtor ta përmbyll pa asnjë humbje dhe me të gjitha ndeshjet e fituara.
Përveç këtij suksesi, KB Feronikeli gjatë vitit 2018 mori pjesë edhe në garat e Kupës së Kosovës, ku në këto gara deri tani ka zhvilluar tri ndeshje me sistem eliminimi, të cilat i ka fituar me rezultate bindëse.
KB Feronikeli edhe pse si klub u themelua vetëm para afro 3 muajsh, arriti që të ketë sukses në gara kampionale, duke përmbyllur gjysmëstinorin si kampion vjeshtor të Ligës së Parë të Kosovës. Ndërkaq, një arritje e madhe është edhe fakti që ekipi arriti të futet në mesin e 8 ekipeve më të mira të Kosovës, ku tanimë gjendet në 1/8 e finales.
KV Feronikeli (Femrat)
Sukses të theksuar pati edhe edhe KV Feronikeli.
KV Feronikeli është pjesë e Superligës së Kosovës nga viti 2014, ndërkaq edhe në këtë sezon ka arritur rezultate të kënaqshme.
Për rezultatet e arritura, lojtaret e KV Feronikelit u shpërblyen edhe nga Komuna e Drenasit, me ç’rast Liridona Kurrumeli është shpërblyer me vendin e dytë në mesin e dhjetë sportistëve më të dalluara të komunës sonë, ndërsa Albina Halilaj u shpërblye me çmimin “Shpresa e Vitit”, në kategorinë e femrave.
Jemi gati për të shënuar suksese të reja në vitin 2019.
#ForcaFeronikeli



