Mënyra si e mbani celularin në duar tregon shumë për personalitetin tuaj
Statistikat parashikojnë se do të ketë pothuajse 3 miliardë përdorues smartphone deri në vitin 2020.
Ky nuk është vetëm një fakt interesant nga pikëpamja e përparimit të teknologjisë, por edhe nga ana psikologjike e gjërave.
Ndoshta nuk e kishit menduar ndonjëherë, por mënyra se si e mbani celularin do të thotë shumë për karakterin tuaj. Zbulojeni më poshtë:
E mbani telefonin me një dorë
Nëse e mbani celularin dhe kryeni çdo veprim me njërën dorë, atëherë ju jeni një njeri jashtëzakonisht i sigurt. Ju jeni gati të rrezikoni çdo gjë, por me mençuri për të arritur rezultatet e dëshiruara.
Sa i përket marrëdhënieve personale, ju keni nevojë për kohë për ta kuptuar nëse dikush ju do vërtet. Për shkak të kësaj pasigurie në dashuri, njerëzit ju shikojnë si person të rezervuar dhe të izoluar.
Dorë mbi dorë
Kjo mënyrë e mbajtjes së telefonit tregon që jeni një njeri i zgjuar. Ju jeni intuitiv, i arsyeshëm dhe i kujdesshëm. Ju mateni mirë përpara se ta bëni një veprim. Ju i analizoni me detaje veprimet e të tjerëve dhe nuk mashtroheni lehtë.
Sa i përket dashurisë, ju jeni një person që nxitoheni dhe ndonjëherë bëni veprime që mund ta çojnë drejt fundit një marrëdhënie. Për më tepër, bëheni jashtëzakonisht gjykues kur bëhet fjalë për dashuri.
E mbani telefonin me të dyja duart
Nëse e mbani telefonin me të dyja duart, kjo gjë tregon se ju jeni një njeri që doni t’i arrini gjërat shpejt. Ju jeni të shpejtë, efikas dhe të gatshëm për të marrë vendime menjëherë. Ju mund të përshtateni lehtësisht në një mjedis që ndryshon me shpejtësi dhe të veproni në mënyrë efektive në kushte të reja.
Kur vjen puna tek dashuria, efikasiteti juaj nuk funksionon aq mirë. Në fakt ndodh e kundërta, ai zhduket. Shpesh nuk arrini të afroheni me një person që ju pëlqen për shkak të këmbënguljes, gjë që mund ta trembë partnerin tuaj të mundshëm.
Me njërën dorë mbani telefonin me tjetrën shkruani
Nëse e mbani telefonin në këtë mënyrë, do të thotë se ju jeni një njeri kreativ. Ju keni me bollëk ide dhe përpiqeni t’i zbatoni edhe në jetë. Ju ndonjëherë dëshironi të qëndroni vetëm për të krijuar një kryevepër që do të mrekullojë botën, qoftë ky një projekt i ri, një pikturë apo një libër, veprat e tua zakonisht kanë sukses të madh.
Në marrëdhëniet romantike, krijimi juaj kthehet në drojë, e cila shpesh ju pengon të krijoni lidhje të reja. Sidoqoftë, pasi dikush t’ju njohë më mirë, ata patjetër do të mbeten të habitur me personalitetin tuaj.