Reagimi për kërcënimin e Arian Janovës ndaj deputetit të Parlamentit Studentor

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka reaguar ndaj Arian Janovës, ish-udhëheqësit të organizatave studentore në Universitetin e Prishtinës, i cili ka kërcënuar një deputet të Parlamentit Studentor të UP-së, siç është dëshmuar në një video-përgjim të publikuar nga Insajderi.

ORCA ka thënë se Janova është përfshirë në afera të ndryshme brenda Universitetit të Prishtinës.

“ORCA është e shqetësuar paspublikimit në medie të kërcënimeve ndaj studentëve të Parlamentit Studentor ngaArian Janova, i cili ishte dënuar nga gjykata e shkallës së parë për shitjenotash në UP, por që u lirua nga gjykata e apelit me pretekstin se lënda nuk kaqenë e plotë meqë prokurori nuk e kishte paraqitur rrjetin e kryerjes sëkrimeve, pra nuk i ka përfshirë edhe profesorët”, thuhet në njoftimin e ORCA-s.

Në komunikatë thuhet se ORCA është e indinjiuar me faktinedhe pas shfaqjes së dëshmive të pakontestueshme në publik se personi në fjalëështë përfshirë në afera të ndryshme që kanë çuar në dënimin e tij kohë mëparë, ai vazhdon të pritet nga anëtarë të caktuar të Këshillit Drejtues,Rektorati, Dekanët në takime formale e joformale.

Publikimi thirrjeve telefonike kërcënuese ndaj studentëve, forcojnë edhe njëherë bindjen tonë se ai po mundohet të rikrijojë rrjetin e tij të ndikimit pas një pushimi deri në përfundimin e rastit të tij gjyqësor.

ORCA kërkon nga Rektorati që të merren masa urgjente për parandalimin e shtrirjes së ndikimit nga persona të tillë dhe kërkon ndërprerjen e menjëhershme të takimeve të zyrtarëve të UP-së me persona të tillë.

Me këtë rast ORCA i bën thirrje organizatave studentore që ta bojkotojnë bashkëpunimin me këtë person dhe personat që janë të lidhur me të.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë