Halil Kastrati ndihmon nënën e dëshmorit nga Drenasi

Shaha Haziri ditë më parë kishte mbetur pa pensionin mujor që e merrte. Kjo pasi përmbaruesi ia mori paratë për shkak që nuk e kishte paguar rrymën.

E moshuara nga Drenasi, nënë dhe gruaja e dëshmorit, ishte intervistuar nga RTV Dukagjini për gjendjen e saj.

Pikërisht disa ditë pasi gruas së Ibrahim Rugovës iu dha paga mujore dhe shoferi, Gazeta Insajderi kishte raportuar në lidhje me këtë çështje.

Pas raportimit, humanisti Halil Kastrati ka vizituar Shaha Hazirin. Madje kësaj të fundit do t’ia jep për çdo muaj nga 100 euro.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Kastrati në rrjetin social facebook.

“Pas lajmit që e lexova në Insajder, sot e vizituam nenen Shaha Hazirin e cila përkundër se edhe djalin edhe burrin e ka dëshmorë të luftës së fundit në Kosovë, po i duhet të ballafaqohet edhe me problemin e sigurimit të mbijetesës. Ajo nuk po arrin ta shlyejë borxhin për rrymën e shpenzuar. Nga sot shoqata jonë “Jetimat e Ballkanit” do ta ndihmojnë për çdo muaj me nga 100 euro. Bamires Zoti kurr mos ju humbte”, ka shkruar Kastrati në facebook.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë