Lavdimi nga Drenasi doktoron në Gjermani me 21 punime shkencore

Storie të suksesit në fushën e shkencës po tregon edhe një i ri nga Drenasi. Është ky Lavdim Halilaj, i cili ka arrit që të mbrojë temën e doktoratës në një universitet prestigjioz gjerman.

Halilaj studimet themelore i nisi në Universitetin Publik të Prishtinës, në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike. Pas përfundimit të studimeve në nivel rekord, ai u punësua në disa kompani private dhe publike, ku punoi si programer duke mos lënë anash as studimet master.

Në vitin 2010 nisi studimet master në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në drejtimin: Inxhinieri Kompjuterike, për t’i përfunduar ato në vitin 2014. Krahas punës si programer dhe studimeve master, ai së bashku me profesorë të Universitetit të Prishtinës, publikuan punime shkencore në revista ndërkombëtare. Ndërkohë angazhohet edhe si asistent në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Ambiciet e Halilajt duket se nuk përfunduan me gjithë këto arritje në Kosovë. Ai vendos që studimet e doktoratës t’i nis në Gjermani në Universitetin “Rheinische-Friedrich-Wilhelms” Universitat Boon në vitin 2014.

Puna dhe përkushtimi i tij gjatë studimeve, bëri që ai të punësohet si Hulumtues Shkencor në “Frauenhofer-Institut fur Intelligente Analyse une Informationssysteme IAIS”, i njohur si njëri prej instituteve me të mëdha shkencore në Evropë.

Kurorëzimin e punës disavjeçare e arriti me 10.12.2018, duke marrë titullin doktor shkence në moshën 32 vjeçare, si dhe autor i 21 punimeve shkencore në “Rheinische-Friedrich-Wilhelms” Universitat Boon.

Lavdim Halilaj ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore në Evropë dhe Amerikë, në lidhje me zhvillimet e fundit në Semantic web dhe Inteligjencë Artificiale, si dhe në aplikimin e tyre në fusha të ndryshme shkencore si në mjekësi, industri etj.

Aktualisht jeton dhe vepron në Gjermani së bashku me bashkëshorten dhe 2 fëmijët.

Dëshira e tij e madhe është që një ditë të kthehet në vendlindje dhe të jep kontributin e tij./Drenicapress.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë