Lladrovci: Finlandezë, miq të mi, urime 101 vjetori i pavarësisë!

Kryetari i komunës se Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar popullin Finlandez me rastin e 101 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Sonte, me rastin e 101 vjetorit të Pavarësisë së Finlandës në Prishtinë, në mbrëmjen e organizuar me këtë rast, me kënaqësi me Ambasadoren Stjernvall, rikujtuam bashkëpunimin e deritashëm, por edhe përkrahjen e Finlandës në shtetndërtim, për integrimin në institucionet ndërkombëtare dhe proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

Kam qenë i nderuar vjet, kur mora pjesë në 100 vjetorin e pavarësisë së vendit mik, Finlandës. Unë kurrë nuk do ta harroj atë mikpritje dhe gatishmëri për bashkëpunim. Ne i kemi ndërmarrë disa hapa në këtë drejtim, këmbimin e vizitave të nxënësve, arsimtarëve dhe përvojave arsimore për Drenasin.

Finlandezët janë popull i mrekullueshëm me shumë pasion ndaj traditës, qëndrueshmërisë dhe përkushtimit deri në arritjen e qëllimit, të përmbledhura në fjalën origjinale finlandeze, sisu.

Finlanda është vend nga ku mund të merren shumë shembuj pozitiv dhe përvoja si punësimin, arsimin, përkujdesjen shëndetësore, digjitalizimin por edhe moralit, krenarisë kombëtare dhe traditën e konsumit të prodhimeve vendore.

Finlandë, je e bekuar. Urime 101 vjetori i pavarësisë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë